Mbërrin i pajetë në spital 2-vjeçari në Devoll, konsumoi raki

27 Maj 2022 | 12:51

Një 2-vjeçar nga fshati Sul i Devollit ka mbërritur i pajetë në spital mëngjesin e sotëm.

Mjekët sqarojnë për Euronews Albania se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Fëmija i gjinisë mashkullore, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.

Sipas mjekëve alkooli i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes të miturit, duke i sjellë vdekjen.

Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026