Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin Air Albania janë transportuar nga Gjermania drejt Shqipërisë, por Gjermania nuk është shteti që i ka dhuruar ato, sipas një reagimi zyrtar të zëdhënësit gjerman të Ministrisë së Shëndetësisë.
Euronews Albania disponon dokumentin zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit, dokumentacionin doganor të kalimit të vaksinës, si dhe dokumentin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë që autorizon importimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech.
Pavarësisht zbulimit të rrugës së ndjekur për ardhjen e vaksinës anti-covid në Shqipëri, zyrtarët vendas vazhdojnë të mbrojnë kërkesën për anonimitet të vendit dhurues.
Kryeministri Rama nuk e zbuloi dje shtetin duke arsyetuar se ishte kërkuar nga pala tjetër të mbetej anonim.
Por ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditë në doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt në stadiumin Air Albania.
Transportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjencia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë
Të pathënat e vaksinës, qeveria nuk bën transparencë