Mbetjet e dy pengjeve nga Rripi i Gazës kalojnë në territorin izraelit
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë (Shin Bet) kanë transferuar në territorin izraelit mbetjet mortore të dy pengjeve, të enjten në mbrëmje, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit të Izraelit.
Sipas njoftimit, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka mbledhur eshtrat nga Hamasi dhe më pas i ka dorëzuar ato autoriteteve izraelite. Mbetjet do të identifikohen në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar të identitetit të tyre.
Ky zhvillim erdhi pas deklaratës së Hamasit, e bërë rreth orës 16:00, se do të dorëzonte trupat e dy pengjeve të vrarë në Gaza. IDF konfirmoi marrjen e tyre në orën 16:46.
“Jemi të vendosur t’i kthejmë të gjithë pengjet tona, të gjallë apo të rënë. Sot kemi marrë edhe dy të tjerë – dhe nuk do të ndalemi derisa t’i kthejmë të gjithë në shtëpi,” deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një ceremonie diplomimi të oficerëve të IDF-së.
Sipas Hamasit, eshtrat janë gjetur gjatë gërmimeve në qytetin e Gazës të martën në mbrëmje, dhe grupi publikoi edhe emrat e pengjeve në njoftimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore