Mbi 1 milion persona të pastrehë pas tërmetit në Turqi
Një javë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, krahas operacioneve në gërmadha një sfidë shumë e madhe mbeten të mbijetuarit të cilët janë ende duke qëndruar nëpër tenda dhe kanë nevoja urgjente për ushqim dhe ngrohje.
Më shumë se 1 milionë banorë kanë mbetur të pastrehë në Turqi.
Situata mbetet më dramatike në Siri ku është më e vështirë dërgimi i ndihmave për shkak të luftës, ku numri i të pastrehëve është edhe më i lartë.
Fatmirësisht, në orët e para të së martës, presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për të ndihmuar viktimat e tërmetit.
Sa i përket bilancit të viktimave në të dyja shtetet raportohet për rreth 40 mijë të vdekur, shifër kjo që ndryshon me kalimin e orëve.
LEXONI GJITHASHTU
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet