Mbi 1500 efektivë në terren, kryepolici Hita inspekton masat para protestës së opozitës
Partia Demokratike do të mbajë sot në orën 19:00 një protestë para Kryeministrisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në terren për të inspektuar masat para protestës ku janë angazhuar 1533 efektivë policie.
Një ditë më parë policia publikoi planin e masave për mbarëvajtjen e protestës që sipas kërkesës së PD do zgjasë deri në orën 22:00.
“Deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
Nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali””, thotë policia.
Këtë të premte disa orë para protestës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli lidhur me skenarët e protestës së sotme.
Berisha tha se lëvizja e sotme do të jetë një nga protestat më të fuqishme sipas tij dhe ndryshe nga protestat e mëparshme.
“Kryengritja paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ngrihen mbi dhunën, për të mbrojtur nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë, të një organizatë kriminale të drejtuar nga Rama. Akti i fundit i Ramës, është akti më armiqësor që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore. Bllokimi i heqjes së imunitetit nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij pasi në dosjen e Ballukut Rama është aksionet me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje”, tha Berisha.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë