Mbi 18 mijë dosje presin të shqyrtohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë

25 Qershor 2021 | 17:19

Të premten e fundit të çdo muaji, Gjykata e Apelit Tiranë do të jetë e hapur për të pritur qytetarët të cilët kërkojnë të njihen nga afër me problematikat që ka kjo gjykatë.

Si një nga shkallët e gjyqësorit më të prekura nga procesi i Vettingut, Edlira Petri gjyqtarja për mediat në Gjykatën e Apelit shprehet se kjo iniciativë ka si qëllim forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia si dhe njohjen e problematikave që hasin trupat gjyqësore.

“Pushteti gjyqësor nuk e gëzon besimin absolut të publikut ndaj veprimtarisë. Ne ndërmorëm këtë nismë për ta bërë gjykatën të hapur dhe për t’i krijuar mundësinë çdo individi, që të vijë dhe ta prekë çdo aspekt të veprimtarisë gjyqësore. Kjo iniciativë bëhet më e domosdoshme në situatën aktuale, ku fatkeqësisht Gjykata e Apelit Tiranë dhe jo vetëm është në një krizë të trupës gjyqësore. Çështja është vërtetë emergjente dhe ne shpresojmë që së shpejti Këshilli i Lartë Gjyqësor do ta plotësojë me sa të mundet organikën e Gjykatës së Apelit”, tha ajo.

Si pasojë e procesit të vettingut sot Gjykata e Apelit Tiranë nga 31 gjyqtarë që duhet të ketë në organikë ka vetëm nëntë.

Ky numër gjyqtarësh ka ulur ndjeshëm ritmin e punës së kësaj gjykate që sot ka të arkivuara rreth 18.800 dosje që pritet të shqyrtohen ose rreth 2100 çështje për secilin nga 9 gjyqtarët që ka kjo shkallë e gjyqësorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026