Mbi 200 ankesa dorëzohen në PZAP për të kundërshtuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në Kosovë
Pas publikimit të rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa nga kandidatë që morën pjesë në zgjedhje, të cilët kundërshtojnë rezultatin final.
“Ju njoftojmë se kandidatët e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të publikuara nga KQZ-ja”- thuhet në njoftim të PZAP, raporton “Kosovapress”.
Autoritetet për ankesat dhe Parashtesat shtojnë se janë në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kanë mundësi që të informojnë lidhur me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt, të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-në lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar në orën 11:25 ndërsa lidhur me këto apele do PZAP-ja t’i shqyrtohet brenda afatit ligjor prej 72 orëve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta