Mbi €460 milionë shpenzime për një muze, tjetër akuzë për shpërdorim ndaj ish-presidentit të FIFA-s Sepp Blatter
Federata Ndërkombëtare e Fubtollit (FIFA) ka ngritur një kallëzim penal ndaj ish-presidentit të saj Sepp Blatter lidhur me financimet e një muzeu në Zyrih të Zvicrës.
Kallëzimi ka të bëjë me përfshirjen e Blatterit, 84 vjeç, dhe ish zyrtarëve të tjerë në projektin tejet të kushtueshëm të rinovimit të muzeut FIFA, muze që nuk zotërohet nga federata.
Kjo është një tjetër akuzë për Blatterin, i cili në vitin 2015 u dorëhoq si drejtues i FIFA-s pas skandaleve të korrupsionit që përfshinë federatën.
Tetëdhjetekatërvjeçari ka mohuar akuzat dhe përmes avokatëve të tij i ka cilësuar ato të pabaza.
FIFA, organi më i lartë qeverisës i futbollit, pretendon se administrata e mëparshme e Blatterit shpenzoi 500 milionë franga zvicerane (460 milionë euro) për të rinovuar “një ndërtesë që federata nuk e ka në pronësi” dhe “e ka mbërthyer atë në një marrëveshjeje qiraje afatgjate aspak të volitshme”.
Kallëzimi ndaj Blatterit është bërë prokurorisë së Zyrihut në Zvicër pasi FIFA kreu një audit, audit i cili ka nxjerrë si përfundim shpërdorimin e fondeve dhe dëm të madh ekonomik ndaj Federatës.
FIFA thotë se do të bashkëpunojë me prokurorinë helvete për të zhbërë dëmin që i ka ndodhur futbollit dhe për të dënuar “përgjegjësit e tyre”.
Projekti i muzeut filloi në 2013, dy vjet para se Blatter, i cili ishte president i FIFA-s për 17 vjet, të njoftonte dorëheqjen e tij.
Blatter aktualisht po vuan një ndalim gjashtë-vjeçar nga të gjitha organet qeverisëse të futbollit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta