Mbi 5.800 emigrantë të jashtëligjshëm u kapën në Ballkanin Perëndimor në janar
Mbi 5.800 emigrantë të jashtëligjshëm janë kapur në Ballkanin Perëndimor në tentativë për t’u futur drejt vendeve të BE-së. 148% më shumë se një vit më parë. Siria, Afganistani dhe Turqia ishin tre vendet kryesore të origjinës së emigrantëve në këtë rrugë.
Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex njofton se në total në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian janë kapur 13 mijë emigrantë gjatë janarit 2022.
Kjo shifër është rritur me 78 për qind krahasuar me janarin 2021.
Numri i përgjithshëm i kalimeve të paligjshme të kufirit në vitin 2021 ishte afro 200.000, numri më i lartë që nga viti 2017.
Gjatë këtij viti rreth 19 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri, 46% e të cilëve rezultuan përsëritës në tentativën për tu futur ilegalisht në vendin tonë.
Vetëm 66 prej tyre kanë mundur të përfitojnë trajtimin me azil, ndërsa për pjesën më të madhe nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit është lëshuar urdhër largimi vullnetar.
Kryesisht emigrantët e ndaluar rezultojnë me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta