Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës dynden në Shqipëri, radhë të gjata në kufi

9 Prill 2021 | 14:16

Ashpërsimi i masave kufizuese anti Covid në Kosovë ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Kjo ka sjellë radhë të gjata mëngjesin e së premtes në pikën kufitare të Morinës.

Që nga mbrëmë, në ora 00:00 deri sot në ora 11:00, 5 mijë e 498 qytetarë nga Kosova kanë kaluar hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Vërmicë dhe Morinë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërsa që nga e mërkura edhe kur hyrën në fuqi masat e reja antiCOVID-19, 1 mijë e 475 persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.

Në Kosovë nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid dhe ndër shkaqet kryesore për krijimin e radhëve të gjata në kufi duket se është bërë fakti i mbylljes totale të gastronomisë si dhe ora policore.

Kjo edhe për faktin se Shqipëria është i vetmi shtet ku shtetasit kosovarë nuk kanë nevojë për test PCR negativ  për të kaluar kufirin. Ndërkohë edhe qytetarët e Shqipërisë nuk kanë nevojë për test PCR për t’u futur në territorin e Kosovës.

Lexoni gjithashtu:

Ambasadori Qemal Minxhozi sqaron se çdo qytetar mund të futet në Kosovë pa një test PCR

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026