Mbi 700 policë në vend rezultojnë aktivë me Covid-19
Që prej fillimit të pandemisë, ashtu si mjekët, infermierët edhe policia është vendosur në frontin e parë të luftës me Covid19, duke riskuar kështu veten nga rreziku i infektimit.
Aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë mbi 700 efektivë të prekur me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht prej fillimit të pandemisë, 11 punonjës policie kanë ndërruar jetë.
Punonjësit e policisë të infektuar, po zëvendësohen nga kolegët e tyre të cilët po punojnë me orë shtesë.
Për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, efektivët, që prej fillimit të pandemisë janë ngarkuar me shumë punë dhe orë shtesë të cilat sipas tij, nuk paguhen.
Gjithashtu Fishta shton se, ndonëse Policia është ndër më të rrezikuarat përballë Covid19, qeveria nuk ka akorduar asnjë fond për 12 mijë efektivët.
“Punonjësit e policisë, nëse ato punojnë mbi orarin duhet të marrin ditë pushimi. Por pas dy muajsh, ato duhet të trajtohen financiarisht. Këtu kemi më shumë se një vit që akoma qeveria nuk ka nxjerrë fonder për orët suplementare. Në kuadër të emergjencave kombëtare, qeveria duhet të tarajtonte edhe efektivët e policisë, jo ti linte në harresë, siç i ka lënë.”
Euronews Albania u interesua pranë Policisë së Shteti, e cila pretendon këto orë janë paguar. Bazuar në vendimin nr101 të vitit 2017 për kohën e punës dhe të pushimit në policinë e shtetit përcaktohet se orët shtesë duhen rimbursuar brenda një afati kohor prej dy muajsh por ndonëse jemi në muajin e 8 të pandemisë Sindikata e Punonjësve të Policisë deklaron se asnjë efektivë nuk është paguar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta