Mbi 90% e mësuesve në Kosovë janë të vaksinuar

1 Tetor 2021 | 12:45

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër në Kosovë janë të vaksinuar. Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna në konferencën për mediat lidhur me ecurinë e procesit mësimor në Kosovë.

Ajo tha se tridhjetë e nëntë shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe.

E pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku do të organizohet procesi zgjedhor më 17 tetor, zëvendësministrja tha se planifikimi do të bëhet me institucionet e linjës.

Maloku-Bërdyna u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat në fuqi.

“Për të vijuar me këtë skenar, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID”, ka thënë ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026