Mbi 90 raste me COVID përpara nisjes së Lojërave Olimpike, Guineja anulon pjesëmarrjen

22 Korrik 2021 | 11:20

Guineja ka vendosur të bojkotojë Lojërat Olimpike si rrjedhojë e rrezikut nga infektimi i sportistëve me variantet e reja të COVID-19.

Mbi 90 persona, mes të cilëve sportistë dhe anëtarë stafesh sportive, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ditët e fundit, teksa Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht të premten.

Kjo ka bërë që qeveria e shtetit afrikano-perëndimor të ndalojë përfaqësuesen e saj për të shkuar në Japoni.

“Për shkak të përhapjes së varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe shqetësimit mbi shëndetin e sportistëve, qeveria ka vendosur të anulojë pjesëmarrjen e Guinesë në Lojërat e Tokios,” – tha në një deklaratë për shtyp ministri i Sportit Sanoussy Bantama Sow.

Situata paraqitet shqetësuese nga autoritete japoneze pasi të enjten Tokio raportoi rreth 2 mijë raste të reja me infeksion, numri më i lartë ditor në gjashtë muajt e fundit.

Dymbëdhjetë sportistë dhe anëtarë stafesh të përfaqësueseve rezultuan pozitivë të mërkurën në Fshatin Olimpik në Tokio. Pjesë e tyre ishin sportistë nga Holanda, Republika Çeke, SHBA dhe Rusia.

Qeveria japoneze është kritikuar shumë për këmbënguljen për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike me patjetër pavarësisht situatës së vështirë me pandeminë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026