Mbi 900 të helmuar, Deçani shpall gjendjen e emergjencës, ndërpritet furnizimi me ujë

13 Korrik 2021 | 12:20

Komuna e Deçanit shpalli sot gjendjen e emergjencës pasi mbi 900 persona janë paraqitur ditëve të fundit me simptoma helmimi.

Përmes gjendjes së emergjencës komuna detyron institucionet vendore që të vënë në gatishmëri të gjitha asetet dhe burimet e tyre për situatën e krijuar.

Korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, raporton se “situata në Deçan mbetet jo e mirë, pasi ka ende flukse njerëzish që kërkojnë ndihmë në spital”.

Aktualisht kompania rajonale e ujësjellësit “Hidro-Drini” ka ndërprerë furnizimin me ujë të Deçanit, pavarësisht se analizat e para për përmbajtje toksike kanë rezultuar negative.

Gazetari Gjoci tha duke cituar kryetarin e Komunës Bashkim Ramosaj, se kjo është hera e dytë që në Deçan shfaqen raste me simptoma helmimi. Ramosaj ka ngritur gjithashtu shqetësimin për mungesë të përkrahjes nga qeveria qendrore.

Ditën e sotme autoritetet nisën hetime të tjera për të saktësuar shkakun e helmimit pasi të paktën dy persona humbën jetën – njëri prej tyre kishte shfaqur simptoma të helmimit. Prokuroria ka kërkuar kryerjen e autopsisë, ndërsa paralelisht janë duke u analizuar edhe vetë pacientët.

Ndërkaq, presidenti i vendit Ilir Meta është solidarizuar me ngjarjen duke shprehur mbështetjen për qytetarët e helmuar dhe duke iu uruar shërim të shpejtë.

Sakaq, ai shprehu besimin se institucionet në Kosovë do të përpiqen maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa bëri thirrje që qeveria shqiptare t’u gjendet pranë me çdo ekspertizë të nevojshme.


Qyteti i Deçanit – që ndodhet rreth 90 kilometra në lindje të Prishtinës, – ka rreth 4 mijë banorë ndërsa gjithë komuna mbi 40 mijë banorë. Ndërprerja e furnizimit me ujë shihet si problematike pasi temperaturat e larta mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026