Mbi tre vite burgim në Bjellorusi, lirohet gazetari i REL-it, Andrey Kuznechyk
Andrey Kuznechyk, një gazetar i Shërbimit të Bjellorusisë së Radios Evropa e Lirë, është liruar nga një burg në Bjellorusi pasi ishte mbajtur aty për më shumë se tre vjet me akuza që ai, punëdhënësi i tij, zyrtarët amerikanë dhe organizatat për të drejtat e njeriut i cilësuan si të motivuara politikisht.
Lirimi i babait të dy fëmijëve më 12 shkurt vjen një ditë pasi administrata e Trumpit siguroi lirimin e mësuesit amerikan, Marc Fogel, nga Rusia, një aleate kyçe e Bjellorusisë.
“Kjo është një ditë e gëzueshme për Andreyn, gruan e tij Alesya dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Pas më shumë se tre vjetëve të ndarë, kjo familje është sërish bashkë falë Presidentit Trump.Ne mbetemi shpresëplotë se gazetari ynë, Ihar Losik, do të lirohet gjithashtu dhe presim që administrata e Trumpit të vazhdojë të udhëheqë dhe të ofrojë mbështetje”, than në një deklaratë presidenti i REL-it, Stephen Capus.
Kuznechyk u arrestua më 25 nëntor 2021 pasi u ndoq deri në shtëpi nga katër agjentë të paidentifikuar të sigurisë dhe fillimisht u dënua me dhjetë ditë burgim për akuza për huliganizëm, të cilat ai i mohoi.
Pas vuajtjes së dënimit, Kuznechyk nuk u lirua, por u akuzua sërish, këtë herë për krijimin e një grupi ekstremist, një veprim për të cilin autoritetet nuk informuan të afërmit dhe kolegët e tij për muaj të tërë.
Më 8 qershor 2022, gjykata rajonale e Mahiljout, në lindje të vendit, e shpalli Kuznechykun fajtor dhe e dënoi me gjashtë vjet burgim pas një gjyqi që zgjati vetëm një ditë.
Grupet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi e kishin cilësuar Kuznechykun si një të burgosur politik dhe rasti i tij shihet si pjesë e një fushate më të gjerë shtypjeje kundër gazetarëve të REL-it dhe mediave të pavarura në Bjellorusi.
“Lajm i mrekullueshëm”, tha liderja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u detyrua të largohej nga Bjellorusia me fëmijët e saj për arsye sigurie, duke komentuar për lirimin e Kuznechykut.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan