Ushtria greke ngre njësi spitalore lëvizëse në Selanik, 50 shtretër më shumë për të infektuarit
Pjesa veriore e Greqisë është duke u përballur me një situatë më të rënduar nga koronavirusi.
Autoritetet greke dhe ushtria po ngrenë njësi spitalore lëvizëse ushtarake, me më shumë se 50 shtretër në një parking në qytetin verior të Selanikut, ndërsa spitalet e qytetit janë të mbingarkuara me pacientë covid-19. Kjo është struktura e parë e lëvizshme në shtetin fqinj që nga fillimi i pandemisë në shkurt.
Qyteti i dytë më i madh i vendit po përballet me një krizë shëndetësore ku njësitë e kujdesit intensiv (ICU) janë të mbingarkuar me pacientë me COVID.
Që nga e premtja, autoritetet shëndetësore thanë se 210 nga 218 shtretër në dispozicion në kujdesit intensiv të spitaleve të Selanikut për pacientët me COVID ishin të zënë.
Stafi i spitalit nga e gjithë vendi ka mbërritur në Selanik për të dalë vullnetarë për të ndihmuar kolegët e tyre, ndërsa qeveria urdhëroi klinikat private të ndërhyjnë dhe të sigurojnë shtretër spitalorë.
Objekti i lëvizshëm i çadrave dhe kontejnerëve të ushtrisë po ndërtohet në parkingun e një spitali ushtarak nga forcat e armatosura.
Javën e kaluar qeveria mbylli vendkalimin kufitar verior me Shqipërinë në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve në Greqinë veriore.
Greqia është aktualisht nën një bllokim i cili do të rishikohet në fund të muajit.
Në shtetin fqinj është raportuar për rritje të rasteve të të infektuarve e nëse shkalla aktuale e infeksionit vazhdon bllokimi mund të zgjatet deri në dhjetor
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta