Mbledhja e drejtuesve politikë në qarqe, Rama shpalos hapin e radhës të PS-së
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe. Ai tha se ky proces po ecën mirë, ndërkohë shtoi se kanë filluar që anëtarësia të marrë kodet digjitale, përmes të cilave do të vlerësojnë deputetët për çdo qark.
Ai tha se edhe ministrat do të kalojnë në filtrin e vlerësimit jo vetëm nga anëtarësia, por edhe nga persona që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë proces.
“Ne vazhdojmë punën, disktojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet, jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë, që ka filluar të marrë ato kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetë e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim dhe për ministrat, që do të jetë edhe përtej anëtarësisë, ku çdo kush që është i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Po përgatisim hapjen e tretë, që është faza për të konsideruar shprehjen e interesit për të përfaqësuar elektoratin në Parlament’, tha Rama.
Ai foli për progresraportin e Komisionit Europian, i cili krahas vlerësimeve në disa fusha, u shpreh se ka ende probleme, sidomos me klimën politike dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Ramës, progresraporti është një pasqyrë krejt tjetër nga ajo që po përpiqet të shesë opozita jashtëparlamentare.
“Nuk e kam lexuar progresraportin, sepse kam qenë i angazhuar me punë të tjera dhe nesër pres këtu komisionerin dhe do të diskutoj gjerë e gjatë me të. Progresraporti është një pasqyrë krejt e ndryshme, nga pasqyra që përpiqen t’u vënë shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës, por ndërkohë kanë hesapet e lutës për pushtet në radhët e opozitës. Deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore, ishte krejt e kundërta nga ajo që u tha dhe u predikua, duke paralajmëruar retë e zeza mbi Shqipërinë.”, shtoi Rama.
Kryeministri komentoi edhe paketën anti-shpifje. Ai u tha gazetarëve se ky ligj do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë, sapo të jenë reflektuar në të rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias.
“Ai ligj do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë, sapo të jetë përfunduar në të reflektim i rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta