‘Mbledhja e dy qeverive në nëntor’, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për mirëqenien e shqiptarëve

27 Shtator 2021 | 10:45

“Duhet të rrisim bashkëpunimin për drejtësi, barazi, zhvillim dhe mirëqenien për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin”.  Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se dy qeveritë kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve.

Kurti shtoi se duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe në tregun e mallrave.

“Biseduam për të gjithë fushat e qeverisjes sonë dhe në veçanti u zotuam që e shohim tejet të rëndësishëm koordinim dhe sinkronizimin gjithandej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Kurti.

Ai tregoi se mbledhja e ardhshme e dy qeverive pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

“Gjithashtu u dakorduam që të kemi një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale që do të udhëhiqet nga Gentian Sala”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026