Mbledhja e dytë në ‘Kushtetuese’, 7 anëtarët diskutime për çështjet e ‘nxehta’
Pas mbledhjes së 29 dhjetorit, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po zhvillojnë ditën e sotme mbledhjen e dytë.
Mbledhja është fokusuar tek çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë mbledhjes së gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, pritet të përcaktohet metodologjia për përzgjedhjen e çështjeve me rëndësi që do të shqyrtohen të parat.
Në Gjykatën Kushtetuese janë rreth 140 dosje që presin për shqyrtim, mes tyre edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit apo shembja e teatrit.
Mes çështjeve për diskutim është edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedua për përzgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Lexoni gjithashtu:
Funksioni i Kushtetueses, Anastasi: Shtatë anëtarë, mjaftueshëm për të shqyrtuar çështjet e ‘nxehta’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta