Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, në tryezë dhe hekurudha me Serbinë
Të premten e 2 tetorit, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e gjashtë të përbashkët, e cila do të zhvillohet në Shkodër.
Veç nënshkrimit të 15 marrëveshjeve të reja, pritet të bëhet edhe bilanci i zbatueshmërisë së marrëveshjeve paraprake.
Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të firmosen në Shkodër janë bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë sa i përket përballimit të COVID-19, bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.
Por gjithashtu një tjetër vendim i rëndësishëm do të ketë të bëjnë me ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës.
Një tjetër pikë është ajo e bashkëpunimit për lehtësirat në procedurat doganore mes dy vendeve si dhe një sërë bashkëpunimesh në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.
Në diskutim do të jetë dhe një pikë që vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës, ku parashikohet ndërtimi i një linjë hekurudhore nga Beogradi në Durrës.
Për ndërtimin e hekurudhës që do t’i japë Serbisë dalje në detin Adriatik, pritet të ketë marrëveshje për kryerjen e një studimi fizibiliteti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta