Mbledhja e UEFA-s në Tiranë, diskutime për projektet evropiane
Zv. president i UEFA-s Karl–Erik Nilson njëkohësisht dhe presidenti i Komiteti HatTric ka vizituar Shqipërinë, ku është organizuar dhe mbledhja e radhës.
Së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, i cili është njëkohësisht dhe zv. kryetar i këtij komisioni kanë takuar ministren e arsimit rinisë dhe sportit Evis Kushi.
Zv. presidenti Nilson deklaroi se vendimet që do të merren në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit do të jenë në të mirë të futbollit evropian.
Takimi në Tiranë regjistron dhe mbledhjen e parë fizike, pas një periudhe gati 2-vjecare, ku për shkak të pandemisë mbledhjet janë zhvilluar online.
Armando Duka e ka veçuar këtë mbledhje si një kapitull të ri pas një periudhe të vështirë, duke theksuar se do të merren vendimet e duhura që do t’i shërbejnë projekteve të zhvillimit të futbollit evropian.
Ministrja Kushi në fjalën e saj foli për bashkëpunimet e mëtejshme për zhvillimin e futbollit në vend.
Anëtarët e Komitetit zhvilluan edhe një ndeshje futbolli në stadiumin “Air Albania”, pas pritjes zyrtare.
Në 17 vite të programit HatTrick, UEFA ka financuar në më shumë se 1500 projekte me një vlerë të madhe financiare, duke e kthyer HatTrick në programin më të madh për zhvillimin e futbollit dhe solidariteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta