Mbledhja Shqipëri-Kosovë, pritet firmosja e mbi 11 marrëveshjeve të reja mes dy vendeve

2 Tetor 2020 | 06:26

Agjenda zyrtare e mbledhjes së përbashkët të të dy Qeverive, Kosovës e Shqipërisë,  nisë sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kryeministrat Rama e Hoti do të mbajnë fjalimet e tyre nga dhjetë minuta secili, para kabineteve qeveritare. 

Nga ora 12:45 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, kurse në orën 13:00, kryeministrat Rama e Hoti, për gjysmë ore do të mbajnë konferencë për media.

Mbi 11 marrëveshje pritet të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Kosovës.. Ndër marrëveshjet më të rëndësishme janë ajo për zhdoganimin e mallrave që destinacion kanë Kosovën në portin e Durrësit, studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, bashkëpunim në fushën energjetike etj.

Marrëveshje të tjera do të nënshkruhen në fushën e shëndetësisë, kulturës, çështjeve sociale, arsim, financave. Avdulla Hoti do të jetë kryeministri i pestë I Kosovës që ulet në tryezën e përbashkët të dy qeverive.

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria dhe Kosova zhvillojnë nesër mbledhjen e gjashtë ndërqeveritare

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në nivel të Abetares së përbashkët

Rama e Hoti diskutojnë konkretizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Marrëveshja Shqipëri- Kosovë, eksperti i ekonomisë: Takimet po ngelin nën hijen e një spektakli mediatik

Mbledhja e përbashkët e qeverive, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan dhjetëra marrëveshje, shumica të pazbatuara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026