Komiteti i Ekspertëve propozon zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 në 23:00
Muzika në bare dhe lokale do të lejohet deri në orën 23:00 sipas propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Propozimi erdhi në mbledhjen e sotme të organit të specialistëve për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend, ku autoritetet përsëritën thirrjen që qytetarët të vaksinohen.
Ky ndryshim në orar u paralajmërua dhe nga kryeministri Rama, në një reagim të tij për kërkesat e bizneseve bar-restorant në Vlorë që muzika të lejohet deri në mesnatë.
Sipas zv. ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli shifrat tregojnë se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll dhe për këtë arsye masat e lehtësuara vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Znj. Rakacolli paralajmëroi megjithatë se vaksinimi duhet të vazhdojë, sidomos tek moshat mbi 65 vjeç, të cilët përbëjnë një përqindje të lartë të rasteve aktive, pavarësisht se kësaj grupmoshe iu është ofruar mundësia e vaksinimit prioritar.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, znj. Albana Fico komentoi edhe mbi variantin Delta të virusit ku tha se “në Shqipëri akoma nuk kemi një evidencë nga laboratori i referencës, pavarësisht sinjaleve të pazakonta në laboratorin e virologjisë në ISHP”.
Ekspertët vlerësuan se ka një zbritje të bashkive të prekura nga 10 në 9. Gjithashtu raporti i infeksionit femra-meshkuj është 52 me 48%.
“Fatmirësisht numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të monstrës,” shtoi shtoi drejtorja e ISHP.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta