Mbretëresha e Sinaloa, ‘nusja’ e El Chapo merr kartelin pas arrestimit të ‘miut’

15 Janar 2023 | 11:42

Pas kapjes dhe ndalimit të Ovidio Guzmán , i njohur si “miu”, i cili është djali dhe pasardhësi i Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, emri i Adriana Meza Torres u bë i rëndësishëm.

Disa media meksikane morën këtë emër duke e përmendur atë si gruan e supozuar të trafikantit të drogës të kapur së fundmi dhe kreun e kartelit Sinaloa.

Ovidio u arrestua më 5 janar, në qytetin Culiacán , në shtetin Sinaloa, në një operacion ku humbën jetën 10 ushtarë dhe 19 të dyshuar për krime.

Kush është Adriana Meza Torres?

Meza do të kishte pseudonimin ‘Mbretëresha e re e kartelit Sinaloa’ dhe do të ishte pasardhëse e Emma Coronel, gruaja e Joaquín Guzmán Loera dhe e cila po përballet me procedime ligjore në Shtetet e Bashkuara, brenda grupit kriminal.

Përveç kësaj, Meza është vajza e Raúl Meza Ontiveros, i cili ishte nëntoger i “El Mayo” Zambada, që njihej në organizatën kriminale si “M-6” dhe u vra në një operacion në vitin 2017.

Gazeta meksikane ‘El Universal’ thekson se ajo është motra e Raúl Torres Meza, i njohur si ‘El mini M-6’ , i cili vdiq në administratën e Felipe Calderón.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026