Mbretëresha Elisabeth këshillohet të pushojë për të paktën 2 javë
Buckingham Palace deklaroi të premten se mbretëresha e Britanisë Elizabeth II është këshilluar nga mjekët të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme.
Pallati sqaroi se mbretëresha mund të vazhdojë të kryejë detyra të lehta në tavolinë gjatë kësaj kohe, duke përfshirë disa konferenca virtuale. Por ajo nuk do të mund të udhëtojë për në Festivalin e Kujtesës të shtunën, më 13 nëntor.
“Sidoqoftë, mbetet synimi i vendosur i Mbretëreshës që të jetë e pranishme në Shërbimin Kombëtar të Përkujtimit të Dielën e Përkujtimit, më 14 nëntor,” – tha pallati, duke vënë në dukje një ngjarje të madhe në kalendarin vjetor të monarkut.
Mbretëresha Elisabeth kaloi një natë në spitalin King Edward VII në Marylebone, Londër javën e kaluar. Ajo u kthye në shtëpinë e saj në Kështjellën Windsor në kohën e drekës të nesërmen.
Të martën, Buckingham Palace tha se mbretëresha Elizabeth II nuk do të marrë pjesë në samitin COP26 të javës së ardhshme në Glasgow.
Djali i saj, Princi Charles dhe nipi, Princi William, do të marrin pjesë në samitin global të klimës së bashku me liderët e tjerë botërorë dhe aktivistët kryesorë të klimës si Greta Thunberg.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West