Mbretëresha Elizabeth II përcillet në banesën e fundit

19 Shtator 2022 | 21:05

Në sytë e dhjetëra mijëra njerëzve, arkivoli me trupin e pajetë të mbretëreshës Elizabeth-a e Dytë mbërriti pasditen e së hënës në banesën e fundit, në kështjellën Windsor.

Monarkja do të varroset në një ceremoni private në kishën Saint George, pranë bashkëshortit të saj, dukës së Edinburgut.

Më herët, rreth 800 të ftuar morën pjesë në shërbesën fetare.

Në kështjellën Windsor, teksa arkivoli transportohej, ishin të pranishëm anëtarët e familjes mbretërore, si mbreti Charles i Tretë dhe princi William.

E hëna ishte gjithashtu kulmi i një dite historike, gjatë të cilës familja mbretërore ishte rrethuar nga rreth 500 liderë dhe zyrtarë të huaj në meshën e mbajtur në Westminster Abbey, pa harruar qindra mijëra njerëz të rreshtuar gjatë procesionit në rrugët e Londrës.

Mes personave që ndoqën ceremoninë ishin edhe ish-kryeministrat e Britanisë së Madhe që janë ende gjallë, të cilët kanë shërbyer gjatë 7 dekadave qeverisje të Elizabeth-ës së Dytë, monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrja aktuale, Liz Truss lexoi një fragment të shkrimeve të shenjta gjatë meshës.

Pas shërbesës, arkivoli i mbretëreshës u transportua për në kështjellën Windsor, duke kaluar në rrugët e Londrës.

Arkivoli i Elizabeth është ulur tashmë në zgavrën mbretërore të kishës Saint George, në kopshtin e kështjellës që ndodhet jashtë Londrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026