Mbreti Charles i veshur me ar, zbulohen stolitë që do të përdoren në kurorëzim

6 Maj 2023 | 12:00

Këtë të shtunë e gjithë vëmendja është në Londër aty ku kurorëzohet Mbreti Charles III, por cilat janë detajet që do të shohim në ceremoni

Mbreti do të kurorëzohet me kurorën e floririt të Shën Eduardit gjatë ceremonisë solemne.

Kurora e Shën Eduardit është më e rëndësishmja nga të gjitha kurorat dhe përdoret vetëm në momentin e kurorëzimit.

Kurora u bë fillimisht për Mbretin Karli II në vitin 1661. Ajo është zbukuruar me 444 gurë të çmuar, duke përfshirë rubin, ametist dhe safir.

Kurora është aq e rëndë sa Monarku do ta mbajë vetëm për pak kohë në momentin e kurorëzimit!

Një tjetër stoli që mbreti do të ketë pranë është Sfera mbretërore e cila është përdorur që nga viti 1661 që simbolizon  fuqinë dhe botën kristiane edhe kjo sferë përbëhet nga 365 diamantë,18 rubinë 9 smeraldë dhe 9 safirë

Mbreti  do të ripërdorë veshjet që u përdorën në Kurorëzimin e Mbretit George IV në 1821, Mbretit George V në 1911, Mbretit George VI në 1937 dhe Mbretëreshës Elizabeth II në 1953, duke përfshirë Colobium Sindonis, Supertunica, Mantelin Perandorak,  Brezi i shpatës dhe doreza e kurorëzimit.

Supertunica, përdoret nga viti nga 1911, pallto ari me mëngë të plota dhe vishet nën Mantelin perandorak.

Dizajni i Supertunicës bazohet në veshjet kishtare të mesjetës

Manteli perandorak vishet  mbi Supertunica dhe  u bë për kurorëzimin e George IV në 1821

Është veshja më e vjetër që përdoret në Shërbimin e Kurorëzimit.  Pëlhura prej ari është e thurur me trëndafila, gjemba, , kurora.

Spektri që përfaqëson pushtetin është një tjetër detaji që do të mbaj mbreti.

Cdo ceremoni do të mbyllet në oborrin Pallatin Buckigham ku mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla do të përshëndesin qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026