Mbreti Charles III veshur me ar, zbulohen detaje nga ceremonia e kurorëzimit

5 Maj 2023 | 15:55

Këtë të shtunë e gjithë vëmendja është në Londër aty ku kurorëzohet Mbreti Charles III, por cilat janë detajet që do të shohim në ceremoni.

Mbreti do të kurorëzohet me kurorën e floririt të Shën Eduardit gjatë ceremonisë solemne.

Kurora e Shën Eduardit është më e rëndësishmja nga të gjitha kurorat dhe përdoret vetëm në momentin e kurorëzimit.

Kurora u bë fillimisht për Mbretin Karli II në vitin 1661. Ajo është zbukuruar me 444 gurë të çmuar, duke përfshirë rubin, ametist dhe safir.

Kurora është aq e rëndë sa Monarku do ta mbajë vetëm për pak kohë në momentin e kurorëzimit.

Një tjetër stoli që mbreti do të ketë pranë është “Sfera mbretërore” e cila është përdorur që nga viti 1661 që simbolizon fuqinë dhe botën kristiane edhe kjo sferë përbëhet nga 365 diamantë,18 rubinë 9 smeraldë dhe 9 safirë

Mbreti do të ripërdorë veshjet që u përdorën në Kurorëzimin e Mbretit George IV në 1821, Mbretit George V në 1911, Mbretit George VI në 1937 dhe Mbretëreshës Elizabeth II në 1953, duke përfshirë veshjet “Colobium Sindonis”, “Supertunica”, “Mantelin Perandorak”, “Brezi i shpatës dhe doreza e kurorëzimit”.

Supertunica, përdoret nga viti nga 1911, është pallto ari me mëngë të plota dhe vishet nën Mantelin perandorak.

Dizajni i “Supertunicës” bazohet në veshjet kishtare të mesjetës.

Manteli perandorak vishet mbi “Supertunica” dhe u bë për kurorëzimin e George IV në vitin 1821.

Ajo është veshja më e vjetër që përdoret në Shërbimin e Kurorëzimit. Pëlhura prej ari është e thurur me trëndafila, gjemba dhe kurora.

“Spektri” që përfaqëson pushtetin është një tjetër detaj që do të mbaj mbreti.

Ceremonia do të mbyllet në oborrin Pallatin Buckigham ku mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla do të përshëndesin qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026