Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbyll këtë të shtunë nën moton “Ripërtëritje”, duke miratuar ndryshime statutore dhe duke zgjedhur strukturat e reja drejtuese, përfshirë Këshillin Kombëtar. Ndërkohë, numërimi i votave për Këshillin Kombëtar do të zhvillohet në selinë e PD-së duke nisur nga ora 20:00.
Në fjalën e tij, kryetari Sali Berisha prezantoi programin politik të opozitës, me fokus në ekonomi, rritjen e pagave e pensioneve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe integrimin europian. Ai akuzoi qeverinë për kapje institucionesh dhe theksoi synimin për reformim të administratës dhe Policisë së Shtetit.
Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme në statut, që synojnë forcimin e demokracisë së brendshme, rritjen e rolit të anëtarësisë, përfaqësim deri në 15% të diasporës dhe deri në 40% të grave në strukturat drejtuese. Parashikohet gjithashtu krijimi i një komisioni të pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve dhe forcimi i organizimit të brendshëm të partisë.
Në përfundim, u zgjodh edhe Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës mes dy kuvendeve, duke shënuar përmbylljen e procesit të riorganizimit të PD-së.
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit