Mbyllen për tri ditë shkollat në të gjithë vendin

20 Janar 2022 | 13:30

Shkollat në të gjithë vendin do të mbyllen për tri ditë javën që vjen për shkak të temperaturave të ulëta që pritet të mbizotërojnë në vendin tonë.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se nisur nga parashikimet meteorologjike se ditët në vijim vendi ynë do përfshihet nga temperatura tepër të ulëta, deri në -17 gradë në disa vende, MAS ka vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën.

Ministrja sqaroi se vendimi do të rishikohet nëse parashikimet meteorologjike nuk do të rezultojnë të sakta dhe lidhur me këtë do të ketë komunikime të tjera në media.

Meteorologët kanë parashikuar rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit javën që vjen duke u kthyer i ftohti polar.

Në verilindje dhe juglindje të vendit temperaturat do të ulen deri në -8 gradë. Ndërsa, gjatë orëve të mesditës termometri do të rritet jo më shumë se 11 gradë në zonat jug-perëndimore.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026