Mbyllet procesi i votimit në Serbi, 45.5% e qytetarëve zgjodhën nën masa të rrepta sigurie

21 Qershor 2020 | 19:28

Serbia ka mbyllur rreth një orë më parë procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe ato lokale. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Komisioni Zgjedhor, përqindja e pjesëmarrësve në votime ishte rreth 45.55% e elektoratit.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit, ndërsa u mbyllën në orën 20: 00 të mbrëmjes. Zgjedhjet u mbajtën sot edhe në qendrat me shumicë serbe në shtetin e Kosovës, ndërsa kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ftoi qytertarët të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë partinë e presidentit Aleksandar Vuçiç. 

Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës.

Qendrat e votimeve ishin të pajisura me maska për fytyrën dhe dezinfektues duarsh, të gatshme për të pritur votuesit, të cilët jo pak herë e kanë shprehur hezitimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga frika e të infektuarit me Covid-19.

Sipas sondazheve të fundit, Partia Konservatore Popullore Serbe (SNS) e Vuçiç synon të mbledhë rreth 50% të votave. Partneri i koalicionit të Vuçiçit, Partia Socialiste, pritet të dalë i dyti me rreth 10%, ndërsa Aleanca Patriotike serbe (SPAS), e udhëhequr nga Aleksandar Sapiç, llogaritet e treta.

Lexoni gjithashtu: 

Sot mbahen zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare të bashkuara në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare”

Serbët hedhin votën dhe mbështesin Vuçiç: I ka kthyer krenarinë vendit

​Kosova po shkel Kushtetutën duke lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri

Kreu i Listës Serbe në Kosovë fton elektoratin të votojë partinë e Vuçiç

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026