Mbyllet festivali në Dropull, u shfaqën 32 filma me metrazh të shkurtër

13 Gusht 2022 | 19:57

Festivali internacional i filmit me metrazh të shkurtër ka përmbyllur edicionin e dytë në bashkinë e Dropullit.

Për katër ditë me radhë u shfaqën 32 filma me metrazh të shkurtër ku risi ishin dhe filmat e animuar për fëmijë të realizuar përgjatë ditëve.

Nata finale e menduar të zhvillohet në sheshin e fshatit Derviçan, por në pamundësinë nga reshjet e shiut, u zhvendos në qëndrën kulturore të fshatit.

4 çmime për filmat më të mira si dhe 2 çmime u shpërndanë për pjesëmarrësit nga Greqia, Shqipëria dhe Kosova.

Përgjatë aktivitetit, pati dhe grupe polifonike që interpretuan muzikën karakteristike të zonës.

Kosta Zhonga e vlerësoi si një aktivitet të sukseshëm dhe shpreson që vitin tjetër të marrë përmasa edhe më të mëdha.

“Ky festival kishte për synim edhe fëmijët, të ndihmojë fëmijët sesi mund të realizojnë një film të animuar brenda katër ditëve, një risi kjo. Pati një sukses shumë të madh. Jam shumë i kënaqur nga prurja e filmave”, tha ai.

Për kryetaren e jurisë, cilësia e filmave ishte shumë e mirë ndërsa theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për ndërlidhjen mes dy popujve.

“Ne pamë mbi 30 filma nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia. Niveli ishte shumë i mirë. Kosta bëri një përzgjedhje suhmë të mirë të filmave. Njerëzit kanë uri për filma dhe për kulturë në të gjithë rajonin. Festivalet i afrojnë shumë njerëzit me njëri-tjetin”, theksoi ai.

Euronews Albania ishte mbështetësi mediatik i këtij aktiviteti, që në thelb kishte shkëmbimin e eksperiencave si dhe vendosjen e të tjera urave lidhëse mes shteteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026