Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
Shqipëria ka zhvilluar këtë të shtunë ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, duke pësuar humbjen e dytë radhazi, pas disfatës 0-1 ndaj Izraelit pak ditë më parë.
Këtë herë, kuqezinjtë u mundën 0-1 nga Luksemburgu në “Air Albania”, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Danel Sinani në minutën e 8-të.
Pas golit të pësuar, Shqipëria reagoi duke marrë kontrollin e lojës për disa minuta, por pa arritur të krijojë raste të pastra shënimi. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 19-të, kur Kristjan Asllani provoi nga distanca, por portieri Tiago Pereira kontrolloi pa vështirësi.
Në minutën e 32-të, Asllani u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në mesfushë. Pak minuta më vonë, një episod tensioni në zonë mes tij dhe Enes Korac solli ndërhyrjen e gjyqtarit, i cili ndëshkoi me karton të verdhë Qazim Laçin dhe një futbollist të Luksemburgut.
Në pjesën e dytë, Shqipëria rriti ritmin dhe krijoi disa raste me Brojën, Seferin dhe Pajazitin, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Portieri i Luksemburgut dhe pasaktësia në finalizim mbajtën rezultatin të pandryshuar deri në fund.
Në minutat e fundit, kuqezinjtë provuan disa herë nga goditjet standarde dhe distanca, por pa sukses, ndërsa Luksemburgu mbrojti avantazhin minimal.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Shqipërinë në miqësoret e para nën drejtimin e Maran, duke ngritur pikëpyetje për formën dhe organizimin e skuadrës para ndeshjeve të ardhshme zyrtare.
Tekniku italian bëri tre ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e kaluar. Arlind Ajeti, Ernest Muçi, Mehmeti dhe Armando Broja nuk ishin në formacionin titullar, ndërsa vendin e tyre e zunë Ilir Pllana, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni. Mehmeti mungoi për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni u rikuperua në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Alen Sherri, Elseid Hysaj, Ilir Pllana, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni.
Trajner: Rolando Maran.
Luksemburgu: Tiago Pereira, Dirk Carlson, Enes Korac, Laurent Jans, Mica Pinto, Leandro Barreiro Martins, Moreira, Alessio Curci Dardari, Vincent Thill, Duarte, Danel Sinani.
Trajner: Luc Holtz.
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore