Mbyllet sezoni i Moto GP, Miguel Oliveira triumfon në garën e fundit

22 Nëntor 2020 | 20:43

Miguel Oliveira arriti të triumfonte në garën e Portugalisë që ishte edhe e fundit për këtë sezon të Moto GP. Piloti portugez i KTM dominoi në garën e shtëpisë së tij që e nisi nga Pole Position dhe nuk e vuri në diskutim për asnjë moment.

Menjëherë pasi tij u rendit Jack Miller  ndërkohë që i treti e mbylli piloti i Yamaha Petronas Franco Morbideli. Ky i fundit siguroi vendin e dytë në kampionatin botëror pasi Alex Rins e mbylli garën vetëm i 15 dhe humbi mundësinë për të qenë ai i dyti në tabelën e përgjithshme të klasifikimit.

Kampioni i freskët i  Botës në klasin Mbretëror Joan Mir u detyrua të tërhiqej në xhiron e 10 për shkak të problemeve në motorin e tij.

Ndërkohë që Valenditno Rosi e mbylli garën e fundit me Yamahan Zyrtare në vendin e 12. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm italiani do jetë pjesë e Yamha Petronas.

Pavarësisht 41 viteve që mban mbi supe, doktori duket i bindur se mund të vazhdojë të garojë mbi 2 rrota. Mbyllet kështu edhe ky kampionat i Moto GP që ishte shumë ndryshe nga të tjetër për shkak të Covid-19.

Një sezon plot të papritura me kampionin e botës që u përcaktua vetëm në garën e parafundit. Mbase mungesa e Marc Marquez, i cili humbi sezonin pas një dëmtimi në garën e parë bëri që të gjithë të kenë shansit për të luftuar për titullin kampion.

Tashmë pilotët kanë pak kohë për pushim pasi përgatitjet për sezonin e ri do nisin së shpejti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026