Mbyllet sot afati, ambasadorja Yuri Kim apel kandidatëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka riapeluar këtë të martë, që kushdo që plotëson kushtet të aplikojë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kryediplomatja amerikane me një shënim në “twitter” thotë se është koha për të ndërmarrë veprime konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special NBI ( BKH-së). Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur dhe të ankoheni, por ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.
Time to take action against corruption & organized crime in Albania. This is an opportunity to make a difference by becoming a special investigator of NBI. Application deadline is midnight tonight. https://t.co/ylPGTv291z Don’t be content to sit & complain – get up & TAKE ACTION! pic.twitter.com/pH94e7cdde
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2020
Afati i aplikimeve për Byronë Kombëtare të Hetimit mbyllet sot në mesnatë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka qenë një zë mjaft aktiv sa i përket ecurisë së reformës në drejtësi, ndërsa ka ftuar palët të punojnë pa humbur kohë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë brenda vitit 2020.
Lexoni gjithashtu:
“Mos u dorëzoni”, apeli i ambasadores Yuri Kim: Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi
Etilda Gjonaj: SPAK po heton 9 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të lartë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta