Mbyllja e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit kërcënon një krizë globale ushqimore, paralajmëron OKB-ja

13 Prill 2026 | 19:30

Një krizë globale ushqimore mund të zhvillohet nëse trafiku normal nuk rifillon së shpejti përmes Ngushticës së Hormuzit, paralajmëroi sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO).

Përqindje të konsiderueshme të furnizimit botëror me produkte të nevojshme për bujqësinë – duke përfshirë naftën, gazin natyror, urenë dhe plehrat – aktualisht janë të bllokuara nga tregjet globale, pasi anijet nuk mund të kalojnë në mënyrë të sigurt nëpër këtë rrugë ujore vendimtare për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

“Është thelbësore që armëpushimi të vazhdojë dhe që anijet të mund të fillojnë të lëvizin… për të shmangur problemin e inflacionit të ushqimit”, tha Maximo Torero, Kryeekonomisti i FAO-s.

Ai paralajmëroi se “ora po ecën” për të shmangur që kjo situatë të shndërrohet në një krizë globale, e cila mund të rivalizojë atë të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

«Çdo gjë është e lidhur me kalendarin e të korrave», tha ai. Nëse fermerët nuk i kanë të gjitha burimet që u nevojiten për mbjellje, kjo mund të shkaktojë rendimente më të ulëta, që do të thotë më pak ushqim në të ardhmen, paralajmëroi ai. Përveç kësaj, nëse vendet fillojnë të kufizojnë eksportet e energjisë ose të plehrave, kjo do ta përkeqësojë problemin, tha ai.

Çdo shtrëngim në furnizimin global me ushqim do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në vendet me të ardhura të ulëta dhe më të vogla, shtoi David Laborde, drejtor i Divizionit të Ekonomisë dhe Politikave Agroushqimore në FAO.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026