‘Mbyllni ALUIZNI-n’, Spahiu: Nuk duhet të ketë legalizime për ndërtimet pa leje
Juristi, Kreshnik Spahiu thotë se qeveria është antagoniste në aksionin e saj në lidhje me ndërtimet pa leje dhe se po kryhet për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se të gjitha qeveritë në 30 vite, nuk e kanë kontrolluar këtë fenomen, për shkak se nga njëra anë ndahen certifikata për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga agjencia e ALUIZN-it dhe nga ana tjetër ka ndëshkime për kate pa leje.
Sipas tij, që të mos frymëzohen ndërtimet pa leje, duhet mbyllur zyra e ALUIZN-it.
“Qeveria socialiste, përfshi dhe qeverinë e demokratëve, në 30 vite, aksionin bazë në fushtë elektorale kanë procesin e legalizimeve. Një qeveri, e cila ndan me mijëra certifikata legalizimesh të ndërtimeve pa leje, është inspiruesja dhe frymëzuesja kryesore e ndërtimeve pa leje në Shqipëri.
Çfarë vlere ka, kur në njërën kohë ti legalizon ndërtimet pa leje dhe në anën tjetër ti ndëshkon ndërtimet pa leje. Nëse do t’i vendosësh kapakun ndërtimeve pa leje, mbyllni ALUIZNI-n, mbyllni zyrën e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Asnjë legalizim ndërtimesh pa leje në Shqipëri, zero. Kush ka ndërtuar pa leje, nuk mund të marrë certifikatë apo ta shesë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta