Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Libisë, të paktën 116 të vdekur

24 Dhjetor 2025 | 17:37

116 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën nga mbytja e një anije në Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë. Sipas OJF gjermane Sea Watch, duke cituar raportet nga Alarm Phone raportohet se vetëm një person ka mundur të mbijetojë nga tragjedia, shkruan La Stampa.

“Në orën 14:00 të 19 dhjetorit, Alarm Phone u informua për një anije që ishte nisur nga Zuëara mbrëmjen e 18 dhjetorit, duke transportuar 117 persona. Alarm Phone deklaron se u përpoq vazhdimisht të kontaktonte anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses. Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një pozicion GPS. Gjatë gjithë ditës, vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por përsëri pa sukses. Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme “, vazhdon organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane “na informoi me telefon se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor”.

Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, vazhdon OJQ-ja, “morëm informacion se disa peshkatarë tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar në një varkë druri. Burri thuhet se tha se ishte larguar nga Zuëara dy ditë më parë dhe ishte i vetmi i mbijetuar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026