Mbytet varka me 41 emigrantë në Itali, vetëm 4 të mbijetuar

9 Gusht 2023 | 10:42

Dyzet e një emigrantë vdiqën pasi një varkë e vogël, e cila ishte nisur  nga Tunizia, u mbyt ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë.

Nga mbytja e varkës pati vetëm 4 të mbijetuar, tre burra dhe një grua, të cilët u shpëtuan nga një anije malteze që transportonte mallra.

Të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, zbarkuan në Lampedusa, ku u thanë ushtarëve të rojes bregdetare se në anije ishin gjithsej 45 persona, përfshirë 3 fëmijë.

Pas rreth 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve, përfunduan në det.

Vetëm 15 kishin jelek shpëtimi, por gjithsesi u mbytën.

As anija malteze, “Rimona” që i shpëtoi, as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk gjetën asnjë trup.

Kjo pasi të katërt të mbijeturait u shpëtuan disa ditë pas mbytjes së anijes dhe në një distancë nga vendi ku ndodhi tragjedia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026