McLaren dominon në Itali, Hamilton dhe Verstappen përplasje dramatike

12 Shtator 2021 | 19:53

Piloti i McLaren, Daniel Ricciardo ka fituar garën e Formula 1 në Itali pas përplasjes mes rivalëve për titull, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen.

Në vend të dytë u rendit shoku i tij i ekipit, Lando Norris ndërsa Valtteri Bottas.

Makinat e Hamilton dhe Verstappen patën një kontakt me njëra-tjetrën ndërsa britaniku ishte në tentativë për parakalim.

Të dy makinat përfunduan jashtë piste ndërsa pilotët nuk morën dëmtime.

Renditja në garën për titullin kampion nuk ka ndryshuar pasi si Verstappen dhe Hamilton mbyllën garën në xhiron e 25.

Piloti holandez i Red Bull, Verstappen është 5 pikë para britanikut Hamilton.

Fitorja e Ricciardo dhe Norris është fitorja e parë e dyfishtë e McLaren që prej vitit 2010.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026