Me 100 kg kokainë në valixhe, arrestohet futbollisti në Francë

6 Janar 2023 | 14:56

Një futbollist martinikan dhe partnerja e tij u arrestuan së fundmi në aeroportin Roissy në Francë me më shumë se 100 kg kokainë të fshehura në valixhe.

Futbollisti, i cili u vendos në pranga nga policia franceze është 29-vjeçari Jean-Manuel Nedra, mesfushor i ekipit martinikan, Aiglon du Lamentin.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i futbollit, i cili u distancua nga rasti në fjalë dhe tha se misionin i sportit është të edukojë të rinjtë për rreziqet që vijnë nga droga.

“Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge”, tha Aiglon du Lamentin në një mesazh të shkurtër për shtypin vendas. “Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë të edukimit përmes sportit, për të luftuar kundër kësaj plage, për të mbrojtur dhe alarmuar të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat dhe abuzimet e këtij mjedisi”, shtoi klubi.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026