Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për ”gjykim të shkurtuar”

23 Prill 2021 | 12:04

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arber Cekajt, i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.

Pas refuzimit të kërkesës, Çekaj u largua nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japë vendimin.

Në shkallen e parë, Çekaj është dënuar me 14 vite burg.

Bashkë me Çekajn në pranga kanë rënë Donaldo Lushaj dhe Armand Pezaku.

Të  tre të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontejner me banane.

Lexoni gjithashtu:

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Arbër Çekajn

Sekuestrimi i 49 kg kokainë në Durrës, burg babait të Arbër Çekajt

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026