“Me djegie në 90 për qind të trupit”, mjekët thonë se hedhja në pishinë nuk i ndihmoi të plagosurit e Velipojës

4 Korrik 2021 | 12:31

Nëna 40-vjeçare A.Gj dhe 3 fëmijët e saj 19, 15 dhe 11 vjeç morën plagë të rënda pas shpërthimit të një bombole gazi në hotelin në pronësi të tyre në Velipojë.

Burime nga spitali i djegie plastikës në Tiranë, ku të plagosurit u transportuan me helikopter, bëjnë me dije se pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.

Gazetarja Elona Gjylmi raportoi se nga mjekët është bërë me dije që nëna 40-vjeçare është në gjendje disi më të stabilizuar me djegie në 60 për qind të trupit, ndërsa tre fëmijët janë në gjendje më të rënduar, të djegur në 85-90 për qind të trupit.

Sipas mjekëve, 24 orët e para pas djegies janë vendimtare për të përcaktuar fatin e familjes.

“Mjekët thonë se 4 të plagosurit nuk janë në gjendje të zhvendosen drejt Italisë, pasi për shkak të gjendjes së rënduar mund të rrezikojnë jetën. Burime spitalore me dije se zakonisht në raste djegiesh ndihmon fakti që mund të futesh në ujë, por në rastin konkret hedhja në pishinë e 4 të plagosurve mund të mos ketë ndikuar për mirë, duke qenë se uji i pishinës ka qenë më klor dhe lëndë të tjera”, raportoi gazetarja e Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026