‘Më habiti ajo që zgjoi Iranin’, Biden: T’i jepet fund dhunës ndaj demonstruesve

15 Tetor 2022 | 16:37

Protestat në Iran nuk kanë të ndalur, madje po zgjerohen dita ditës e po bëhen më të dhunshme.

Çdo gjë nisi më 16 shtator pas vdekjes së Mahsa Amini e cila humbi jetën, teksa ishte burgosur nga policia e moralit sepse kishte veshur në mënyrë të pahijshme hixhabin.

Protestat kanë shpërthyer në shumë qytetet iraniane, ku protestuesit përplasen me autoritetet. Qindra persona kanë humbur jetën, raportojnë organizata të ndryshme ndërsa shumë të tjerë janë burgosur.

Studentët janë ata të cilët po rezistojnë më fort. Ata brohorasin kundër qeverisë dhe në mënyrë simbolike presin flokët dhe djegin shamitë.

Për atë çfarë po ndodh në Iran, së fundi ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden i cili shprehet se është i shtangur nga protestat masive

“Dua që ju të dini se ne jemi me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një takimi në Kaliforni, duke iu drejtuar protestuesve që ishin mbledhur duke mbajtur pankarta “Irani i lirë”.

“Më habiti, ajo që zgjoi Iranin. Zgjoi diçka që nuk mendoj se do të qetësohet për një kohë të gjatë. Gratë në të gjithë botën po persekutohen në mënyra të ndryshme, por ato duhet të jenë në gjendje të veshin në emër të Zotit atë që duan të veshin. Irani duhet t’i japë fund dhunës kundër qytetarëve”, shtoi presidenti amerikan.

Edhe në shumë shtete evropiane është shfaqur solidaritet më protestuesit iranian.

Nga ana tjetër presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, një klerik i linjës së ashpër, akuzon SHBA se po krijon trazira për të destabilizuar republikën islamike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026