Me kokën të shkëputur, çfarë dyshohet se e ka shkaktuar copëtimin e trupit në Xarrë
Pas identifikimit të viktimës, trupi i të cilit u gjet i groposur dhe i dekompozuar në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol në Sarandë, të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se sipas Prokurorisë, copëtimi i trupit të viktimës, ku koka u gjet mënjanë trupit, të jetë shkaktuar nga kafshët e egra.
Më herët u bë me dije se viktima është shtetasi Adnant Jaupi, 53-vjeç, nga Elbasani.
Mësohet se 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij.
Nga hetimi nuk u konstatuan shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, mban ende në ankth familjet Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- U zhduk me Koçolen/ Koka e njeriut në Sarandë, familjarët e Sulovarit në vendngjarje
- Gjetja e kokës së prerë në Sarandë/ Policia vijon hetimet, rrethohen varrezat
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)