Me minat gati për shpërthim, arrestohet një person në Durrës
Një operacion i finalizuar nga Policia e Durrësit ka çuar në arrestimin e një personi, i cili dyshohet se merrej me shitje minash me telekomandë.
Identifikimi i të arrestuarit është bërë në saj të informacioneve që policia ka siguruar në rrugë operative.
I arrestuari Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” po tentonte të shiste minat përmes një shume prej 6 mijë euro.
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.13, Plazh, në vendin e quajtur “Terminali i autobusëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat.
Po punohet për destinacionin final që kishin minat, që në shumë raste janë Shqipëri janë përdorur për ngjarje të rënda kriminale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sipas informacioneve nga Policia e Durrësit të dy minat ishin të montuara dhe gati për t’u shpërthyer përmes telekomandimit nga distanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta