“Më ndihmoni, po humbas gjak”- Shqiptarja sulmohet me thikë në Angli

21 Maj 2024 | 20:53

Një grua shqiptare u godit me thikë jashtë një shkolle fillore në Angli, menjëherë pasi la fëmijët e saj në institucionin arsimor.

Sipas mediave të huaja, gruaja shqiptare që mendohet se jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital me lëndime të rënda pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Një burrë u arrestua pak më pas lidhur me ngjarjen e rëndë.

Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.

Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.

Një nënë tjetër tha: “E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste ‘më ndihmo, më ndihmo’”.

“Ajo gjithashtu bërtiste ‘Po më humb gjaku’”, shtoi ajo.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.

“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë fëmijët në shkollë”.

Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.

Oficerët e Policisë po hetojnë për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm’.

“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia”, thuhej në njoftim.

“Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, përfundonte njoftimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026