I dënuar për vjedhje dhe lëndë narkotike, kush është 21-vjeçari që vrau policin në Lezhë

28 Shtator 2021 | 14:45

Aldi Rama, 21-vjeçari nga Lezha, që vrau me armë paraditen e sotme policin Saimir Hoxha ka qenë i dënuar me burg, por që për rrethanat familjare dhe moshën e re dënimi i qe kthyer në shërbim prove.

Rama qe dënuar fillimisht me 5 vite burg, për akuzat e vjedhjes dhe zotërimit të lëndëve narkotike. Kjo çështje bën fjalë për vitin 2018 kur ai ishte 18 vjeç.

Gjykata rishikoi vendimin duke marrë në konsideratë rrethanat familjare të Ramës. Ai rezulton të jetë rritur nga gjyshërit, pas ndarjes së prindërve në kohën kur ky ishte 12 vjeç. Mbi këto rrethana gjykata pati vendosur kthimin e dënimit në shërbim prove.

Shkak për arrestimin e Ramës në vitin 2018 ka qenë ish e dashura e tij, e cila e kishte kallëzuar në prokurori për vjedhje të celularit, si dhe dhënie të lëndëve narkotike.

Polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri në Ishull Lezhë ndërsa po patrullonte për kultivim bimësh narkotike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes Aldi Rama ka qëlluar nga makina në drejtim të efektivit sapo ai e ka ndaluar për kontroll.

Duke qenë se autori i dyshuar ka hapur zjarr menjëherë ka qenë e pamundur që Saimir Hoxha të reagojë.

21-vjeçari është larguar me makinë nga vendngjarja. Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ndihmon në kapjen e tij duke siguruar ruajtjen e plotë të anonimatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026