Më shumë se 400 të vrarë, Presidenti izraelit: Luftimet synojnë lirimin e pengjeve
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka postuar në rrjetet sociale, duke thënë se “ripërtëritja e luftimeve” të ushtrisë izraelite në Gaza ka dy qëllime kryesore: “Qëllimi kritik moral për kthimin e të rrëmbyerve dhe sigurisht rivendosjen e sigurisë së plotë për të gjithë banorët e shtetit të Izraelit”.
Në postim, ai pranon se sulmet brenda natës në Gaza janë “një shkak për shqetësim për shumë njerëz” dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të “të theksojë se lufta nuk është një qëllim në vetvete” – por një mjet për të arritur qëllimet që Herzog përshkruan më lart.
Ai gjithashtu i kërkon qeverisë të dëgjojë familjet e pengjeve dhe u bën thirrje të gjithë izraelitëve që të tregojnë ndjeshmëri ndaj tyre në “këtë kohë të vështirë”.
Më shumë se 400 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite thotë se po godet “objektivat terroriste” në të gjithë Gazën pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan – kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari , kur filloi armëpushimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit