Më shumë turistë ukrainas e rusë se kurrë në Shqipëri

Rinas
21 Shkurt 2022 | 12:16

Krahasuar me vitin 2016 numri i turistëve ukrainas është tetëfishuar. Në 2021 është regjistruar shifra më e lartë, me mbi 110 mijë vizitorë ukrainas.

Rusët po ashtu kanë zgjedhur vendin tonë për turizëm. Në 6 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë mbi 132 mijë turistë rusë.

Por si do të ndikojë tensioni Rusi – Ukrainë në ardhjen e turistëve, tashmë që sezoni pranverë verë është gati në nisje?

Sipërmarrësja në sektorin e turizmit, Tatjana Bajraktari thotë se prenotimet e turistëve ukrainas dhe rusë nuk janë anuluar, përkundrazi kanë shënuar rritje.

“Nuk është anuluar asgjë. Prenotimet vazhdojnë me ato kontrata që kemi mbyllur për 2022. Është e kundërta ne jemi në rritje si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi”, tha Bajraktari.

Me origjinë nga Ukraina, Tatjana jeton prej vitesh në Shqipëri. Sipas saj, situata është shumë më ndryshe se ajo e vitit 2014, ku Ukraina ishte në luftë me Rusinë pasi kjo e fundit aneksoi Krimenë.

“Unë mund të them që kur ka qenë viti 2014, ka qenë koha kur pasur më shumë anulime, ka qenë një kohë që nuk ka pasur as rezervime, edhe pse në atë kohë fluksi i turistëve nga Ukraina në Shqipëri nuk ka qenë kaq i madh”, tha Bajraktari.

Për Tatjanën tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë, është fryrë më shumë mediatikisht. Ajo ndan me ne ndjesitë e të afërmeve të saj që jetojnë në Ukrainë.

“Ndez çdo lloj kanali televiziv dhe thotë luftë luftë luftë. Përveç mediave ata tension nuk ndjejnë për arsye se të dalësh në rrugë është shumë normale. Jeta vazhdon dhe njerëzit shkojnë në punë si gjithmonë”, tha ajo.

Për agjencitë turistike ky vit pritet te  sjellë më shumë vizitorë të huaj, gjë që pritet të sjellë rimëkëmbje nga goditja e pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026